“Më arrestoni edhe mua!” ”Kombi” në zyrën e Ramës (FOTO)

Pas protestës të qindra banorëve në Kukës, një tjetër protestë po zhvillohet përballë zyrës së Kryeministrit Edi Rama. “Më arrestoni dhe mua”, me këtë parullë shoqëria civile ka nisur protestën e saj të mesditës përballë selisë së kryeministrisë, në një protestë kundër “arrogancë, dhunës dhe koncesioneve”.

Disa qindra qytetarë i janë përgjigjur pozitivisht thirrjes për të marrë pjesë në protestë, ndërsa ajo është në vazhdën e disa protestave të zhvilluara ditët e fundit nga qytetarët, por që kanë pasur edhe mbështetjen e opozitës.

Protesta zhvillohet vetëm pak ditë pasi qindra qytetarë kuksianë protestuan kundër tarifës së vendosur nga qeveria në Rrugën e Kombit. Më tej, ishte opozita e cila mbështeti këtë protestë dhe bëri thirrje për mosbindje civile.

Swiss Digital Desktop Reklama

Siç shihet në fotot e mëposhtme, qytetarët mbajnë në duar pankarta ku shkruhet edhe: ”Më arrestonie dhe mua”. Për protestën e sotme përfaqësuesit e Shoqërisë Civile kanë marrë edhe lejen e policisë. E gjithë protesta pritet të zgjasë tre orë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Fotot: Herion Mesi/Koha Jonë

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?