Me cilin ligj ministrja e Mbrojtjes urdhëron zhvendosjen e trupave?

Ish-deputeti i PD-së, Gent Strazimiri ka kërkuar nga ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka të sqarojë se mbi çfarë baze ligjore ka urdhëruar zhvendosjen e trupave ushtarake në aeroportin e Rinasit. “Ministri i Mbrojtjes, është instanca e pestë për nga rëndësia në hierarkinë e zinxhirit komandues të Forcave të Armatosura, dhe në asnjë rast nuk ka kompetenca operacionale, dislokimi a ç’dislokimi trupash! Ka thjesht kompetenca kontrolli miratimi e propozimi mbi përditshmërinë e rutinës së Forcave të Armatosuara (strategji, stërvitje, misione), madje edhe kjo, kompetencë e deleguar gjatë kohës së paqes, nga Presidenti i Republikës në cilësinë e Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura!!!”,- shkruan Strazimiri.

Deklarata e plotë e Gent Strazimirit:

“Ftoj mediat dhe gazetarët, të pyesin Ministren e Mbrojtjes se mbi bazën e cilit nen, të cilit ligj, ministri “urdhëron dislokimin e trupave ushtarake” pavarësisht në ka apo s’ka “gjendje të jashtëzakonshme”, të shpallur apo të pashpallur?

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministri i Mbrojtjes, është instanca e pestë për nga rëndësia në hierarkinë e zinxhirit komandues të Forcave të Armatosura, dhe në asnjë rast nuk ka kompetenca operacionale, dislokimi a ç’dislokimi trupash! Ka thjesht kompetenca kontrolli miratimi e propozimi mbi përditshmërinë e rutinës së Forcave të Armatosuara (strategji, stërvitje, misione), madje edhe kjo, kompetencë e deleguar gjatë kohës së paqes, nga Presidenti i Republikës në cilësinë e Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura!!!

Swiss Digital Mobile Reklama

Në çdo rast, është Kuvendi që merr vendimin për nevojën e përfshirjes së ushtrisë, dhe përgjegjësinë në nivelin operacional e merr Presidenti i Republikës në cilësinë e Komandantit të Përgjithshëm, i cili e ushtron përmes Shefit të Shtabit të Përgjithshëm (nëse policia e shtetit pranon që nuk e kryen dot detyrën për rivendosjen e rendit), ose Komandantit të Forcave (në rast lufte)!

Ministri në asnjë rast, “asesi” nuk e ka këtë kompetencë në ligj….

Për të ndihmuar gazetarët, po postoj edhe dispozitat ligjore në fjalë!

P.S. Teknikisht është grusht shteti, pavarësisht mosmarrjes seriozisht të mrrutave e rriqnave të ndyta që po e vënë në jetë…”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?