“Me mjekër dhe kokë të rruar”. Pse policia po vonon identifikimin e grabitësit të vrarë (FOTO)
Në fotot e publikuara nga “BalkanWeb” njëri prej grabitësve duket i pamaskuar. Ai mban syze dhe doreza, me kokë të rruar dhe pak mjekër. Por në fakt ai ka një maskë prej gome që ngjitet në fytyrë për të ngatërruar identifikimin. Sipas burimeve brenda policisë grabitësi i vrarë në përballjen me policinë është me mjekër dhe flokë të prera shkurt.

Dyshohet se trupi i pajetë i përket një djali të moshës 30-35 vjeç, por ende nuk është identifikuar për shkak të plagëve që ka marrë në kokë dhe fytyrë. Atij i janë marrë shenjat e gishtave të cilat janë dërguar në laboratorin kriminalistik. Dyshohet se autorët kanë qenë 5 gjithsej së bashku me gjithë viktimën. 3 dolën në pistë, 2 qëndruan në makinë dhe njëri i priste në vendin ku dogjën automjetin e përdorur në grabitje
KOHA JONË SONDAZH

