“Me një mike të madhe të shqiptarëve”, Rama e nis ditën me Mogherinin, momenti që shkëput

Shefja për Politikë të Jashtme në Bashkimin Evropian, Federica Mogherini ka mbërritur mbrëmë në Tiranë, pas dhënies së rekomandimit nga KE për çeljen e negociatave për anëtarësim për Shqipërinë.

Një moment i shtrëngimit të duarve me të, është shkëputur nga kryeministri Edi Rama për të uruar ‘mirëmëngjes’ ditën e sotme. Rama e vlerëson Mogherinin si një mike të madhe të shqiptarëve.

“MIRËMËNGJES ?
dhe me këtë moment duarshtrëngimi me një mike të madhe të Shqipërisë e shqiptarëve, e cila zbriti mbrëmë në vendin tonë menjëherë pas dhënies së rekomandimit për çeljen e negociatave për anëtarësim me Bashkimin Europian, ju uroj një ditë të mbarë ????”, shkruan kryeministri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rama fb

Swiss Digital Mobile Reklama

Sot Mogherini do të takohet me Presidentin Ilir Meta në orën 09:30, më pas me Kryeministrin Edi Rama në orën 10:15, si dhe me përfaqësuesit e opozitës në orën 12:00, në Delegacionin e BE-së. Përfaqësuesja e Lartë e BE, Zëvendës Presidentja Mogherini do të mbajë një konferencë të përbashkët për shtyp me Kryeministrin Rama nga ora 11:15 deri 11:45 në Kryeministri.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?