Medalja e parë olimpike për Shqipërinë, reagon Edi Rama: Faleminderit kampion!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi Shqipëria ia doli që të fitojë për herë të parë medalje bronzi në Lojëra Olimpike me anë të mundësit Chermen Valiev.

“💥🇦🇱 Medalja e Parë Olimpike në historinë tonë është një lajm që flet shumë për punën e Komitetit të Rilindur Olimpik Shqiptar nën drejtimin e Fidel Yllit, për të vërtetën që Shqipërisë jo nuk i ikin më talentet sportive të lindura këtu, po talente të lindura gjetkë e zgjedhin si atdheun e dytë për t’u stërvitur në kushte optimale e për t’u ngjitur në majat e botës, si edhe për fillimin e një historie të re që në vite do të sjellë fryte të gëzueshme falë lëvizjes masive sportive për fëmijët dhe investimeve masive në palestra e në infrastrukturë sportive🤩

FALEMINDERIT KAMPION🥉”, shkruan Rama.

SHKARKO APP