“Mediat abuzuan. Dokumenti i SHISH nuk ka pasur asnjë informacion për Presidentin”

Komisioni hetimor për Presidentin e Republikës, Ilir Meta miratoi sot raportin për shkarkimin e tij. Në një dokument prej 94 faqesh përfaqësuesit e PS pretentojnë se kreu i shtetit ka shkelur Kushtetutën. Kuvendi pritet të votojë raportin në seancë në 7 ose 10 qershor.

Gazetarja e ABC, Esiona Konomi e ftuar në Radarin Informativ u shpreh se komisioni i dytë hetimor për Metën ndryshon nga i pari për tre arsye “nxitimi për të zhvilluar seancat për ta mbyllur për tre javë, mungesa e dëshmisë së Ilir Metës dhe konsultimi me Komisionin e Venecias”.

Esiona Konomi thotë se në media u abuzua me lajmin se kishte informacion nga SHISH. “Unë e kam parë vetë dokumentin e SHISH, ishte vetë një faqe. SHISH thotë që nuk kam informacion për sa më kërkoni” tha gazetarja e “ABC”-së.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas saj, “vetëm policia ka sjellë informacion të klasifikuar dhe sekret dhe nuk dihet cfarë ka brenda” tha Konomi.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?