Mediat e huaja: Grabitja ”zgjon” qeverinë, dërgon një ushtri në Rinas

Super grabitja e 10 milion eurove brenda aeroportit ”Nënë Tereza”, ka tërhequr vëmendjen e medieve të huaja, të cilat kanë ndjekur me interes dinamikën. Dje, qeveria zbarkoi ushtrinë në aeroport për të garantuar sigurinë, pas grabitjes me armë dhe maska të parave të 4 bankave të nivelit të dytë, teksa po ngarkoheshin në avionin e linjës Tiranë-Vjenë. Deri tani mendohet se janë grabitur 10 mln euro, ndërsa nga shkëmbimi me policinë mbeti i vrarë njëri nga grabitësit, Admir Murataj.

Artikulli nga Star Tribune:

Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë dërgoi të mërkurën një ushtri për të siguruar aeroportin e vetëm ndërkombëtar të vendit pasi bandat e armatosura rëndë vodhën një shumë të madhe parash, kur po  ngarkoheshin në një avion pasagjerësh.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka tha të mërkurën se ka urdhëruar policinë ushtarake dhe një batalion të posaçëm të forcave ajrore për të instaluar një perimetër sigurie rreth Aeroportit Ndërkombëtar të Nënë Terezës. Kreu i policisë Ardi Veliu tha gjithashtu se siguria e brendshme e aeroportit nuk do të menaxhohej më nga një kompani private dhe do të ishte nën komandën e njësisë së policisë atje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një grabitës u qëllua për vdekje në një shkëmbim zjarri me policinë, por paratë nuk u gjetën. Autoritetet nuk kanë konfirmuar se sa para janë marrë, por raportet e medias shqiptare e kanë vënë atë në 10 milionë euro (11.3 milionë dollarë).

Policia tha se ata gjetën mbetjet e djegura të tre automjeteve që u përdorën për t’u larguar me thasët me para, në tre vende të ndryshme të Tiranës. Numri i grabitësve ishte i paqartë, por besohej të ishte deri në pesë. Personi i vdekur u identifikua nga gruaja e tij si Admir Murataj, i lirë që nga viti 2013 pasi u arratis nga një burg në Greqi.

Pasagjerët ishin tashmë në aeroplan kur ndodhi vjedhja. Zyrtarët e aeroportit, të cilët refuzuan të  komentonin për shkak të hetimit në vijim, thanë se udhëtarët nuk ishin në rrezik. Aeroplani vijoi udhëtimin pas disa orësh vonesë. Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj tha se “mekanizmat e sigurisë, të cilat janë nën përgjegjësinë e koncesionarit, nuk kanë funksionuar” dhe ai kërcënoi se autoritetet do të merrnin “masat e duhura ligjore dhe të forta ndaj tyre.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?