Mediu: Opozitës i duhet një front i gjerë. Kush humb, dorëhiqet
Republikani Fatmir Mediu, aleati tradicional i PD-së, thotë se vetëm duke shkuar drejt një fronti sa më të gjerë opozitar, e djathta mund të kthehet në alternativë qeverisëse. ”PD s’mund të jetë parti pa inventar, është një armatë e jashtezakonshme elektorale dhe Basha e të gjithë duhet t’i bëjnë pyetje vetes si mund t’i mobilizojmë ata”,-thotë Mediu për ”Tv Klan”.
Lulzim Bashës i sugjeron një model fitues të ndjekur më herët nga lideri i demokratëve Berisha. ”Në 2001-2005 Berisha krijoi një front të gjerë elektoral dhe një marrëveshje politike duke përfshirë figura të vjetra dhe të reja dhe kjo është shumë e rëndësishme për PD dhe opozitën në situatën që po kalon vendi me një qeveri të tillë”,-tha Mediu.
Kreu i PR-së, i shtohet zërave kritikë që kërkojnë dorëheqjen e kryetarit të Partisë Demokratike kur humb zgjedhjet, dhe thotë se një normë e tillë duhet të sanksionohet në statut, ndonëse shton se askush nuk duhet përjashtuar nga e drejta e rikandidmit.
”Kjo normë përcakton një balancë të mirë, por dhe një raport të drejtë me veten dhe një përcaktim i tillë statutor s’do kishte asnjë dëm për PD”.
KOHA JONË SONDAZH

