FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mehmetaj-Ballës: Brezi im do pastrojë Shqipërinë nga llumi Rama

”Vajzat e LSI-së dhe djemtë e PD-së, bënë dhunën e radhës”. Kjo fjalë e kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ndaj deputetëve të rinj të opozitës, nuk është pritur mirë nga këta të fundit.

Deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj, në një reagim në facebook i është kundërpërgjigjur Ballës me fjalët se brezi i saj, po lufton për të pastruar Shqipërinë nga kjo qeveri, të cilën Mehmetaj e quan llum.

”Taulant, unë po luftoj të keqen, po luftoj krimin dhe korrupsionin! Ti e të gjithë ju, të zhytur e mbytur në llumin e Ditmirit dhe Edi Ramës, nuk keni as moral dhe as fytyrë të më gjykoni mua dhe brezin tim, që ka për mision t’a pastrojë Shqipërinë nga ju”!,-shkruan Mehmetaj në facebook.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në fund i ka dhënë edhe një këshillë. ”Ti shko kërko motrën!”.

Swiss Digital Mobile Reklama

R.SH

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?