Mehmetaj: Kryeministri i bandave dhe reformave të ERTV
Deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj e cilëson të papranueshme retorikën e kreut të qeverisë, Edi Rama lidhur me arsimin. Në një reagim në Facebook, Mehmetaj shprehet se veç propagandës qeverisëse për librat me qera, në arsim nuk ka asnjë investim serioz që të zgjidhë problemet që kanë sot shkollat shqiptare.
Postimi i plotë i Kejdi Mehmetaj:
Kryeministri i bandave dhe reformave të ERTV-së, nuk ka kohë të flasë seriozisht për arsimin.
Tashmë u mësuam ta shohim KM-në protagonist kryesor të shfaqeve me temë “arsimi”. Pasi u lodh vet duke shpërndarë “tekstet me kredi”, pasi lodhi kameramanë e montazhierë duke sajuar ambjente shkollash që nuk egzistojnë dhe pasi lodhi të shkretët mësues për të paketuar tekstet që do i ruajnë si gardianë nga fëmijët, sot u shfaq në një show të denjë për shokun Enver.
Nën presion mblodhi mësues anembanë vendit dhe pa turp u fliste për kryereformën e arsimit: “largojmë celularët nga shkolla”.
-Asnjë fjalë për buxhetin e arsimit që është sot më i ulët se në 2013.
-Asnjë fjalë për qindra mësues që padrejtësisht janë pa punë, sepse nuk janë me partinë e KM dhe skanë para mjaftueshëm të dorovisin drejtorët e arsimit.
-Asnjë fjalë për qindra mësues që mbahen nën presion me kontrata 1 vjeçare.
-Asnjë fjalë për rritje rrogash.
-Asnjë fjalë për rritje kapacitetesh.
-Asnjë fjalë për ngarkesën mësimore.
-Asnjë fjalë për kurrikulën që po dështon.
-Asnjë fjalë për rezultatet e nxënësve.
-Asnjë fjalë për shkollat që po zbrazen.
-Asnjë fjalë për kushtet reale të shkollave. Për xhamat që mungojnë. Për tavanet që bien. Për tualetet që janë në oborre.
-Asnjë fjalë për transportin e fëmijëve që jetojnë me kilometra larg shkollave.
-Asnjë fjalë për standarte në arsim.
-Asnjë fjalë për komunitetin e prindërve dhe kostot që ka edukimi i fëmijëve në buxhetin familjar.
-Asnjë fjalë për sigurinë në shkolla.
-Asnjë fjalë për luftën ndaj fenomene si bullizmi etj.
Asnjë fjalë që do të duhej vërtet të thoshte një Kryeministër në vitin e tij të pestë të qeverisjes.
30 minuta kohë që i harxhohet kot mësuesve dhe gjithë shqiptarëve. 30 minuta për të kuptuar nga çlloj paaftësie dhe dashakeqësie drejtohet vendi.
Mjerë Shqipëria e shqiptarët në dorë të kujt kanë mbetur.
Me dashje po shkatërrohet I vetmi mjet që u jep shqiptarëve fuqi të luftojnë e dalin nga errësira: arsimi. Kështu ndodh kur Kryeministri qeveris për bandat, e jo për shqiptarët!
KOHA JONË SONDAZH

