FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mentor Kikia sfidon Prokurorinë: Do të botoj çdo dokument dhe nuk kam frikë prokurorinë!

Prokuroria ka nxjerrë urdhër se nuk lejon publikimin e të dhënave që janë hakeruar.

Duke prtetenduar pa asnjë fakt se publikimi i këtyre të dhënave cënon rëndë sigurinë kombëtare në njoftim thuhet: “Prokuroria ka vendosur që asnjë e dhënë e botuar nga autorët e sulmit kibernetik të mos publikohet nga mediat audiovizive, të shkruara, online, në rrjete sociale&nbsp” Ajo ka ngarkuar Autoritetin e Mediave Audiovizive (AMA) dhe Autoritetin e Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) të mbledhin të dhënat për shkelësit e këtij urdhëri.

Por gazetari Mentor Kikia e ka sfiduar hapur këtë qëndrim. “Unë si gazetar do botoja çdo dokument. Çfarë sekreti shtetëror dhe cënim të sigurisë kombëtare ka kur qytetarët marrin vesh se një i shumëkërkuar lëviz lirshëm në kryeqytet dhe policia e di këtë gjë” tha ai në Open. Ai vazhdoi se prokuroria duhet të bëjë detyrën e saj dhe meniat në mënyrë të përgjegjshme të kryejnë misionin e tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?