Mes liderëve më aktivë në facebook, Rama: Falë ngacmimeve…

Kryeministri Edi Rama, renditet në dhjetëshen e liderëve më interaktivë në botë në rrjetin social gacebook. Renditjen e ka bërë Twiplomacy, institucion që monitorin rrjetet sociale të liderëve dhe organizatave në të gjithë botën.

Dhe pikërisht, mëngjesin e sotëm për ti uruar ndjekësve një ditë të mbarë, Rama e ka nisur me këtë lajm. Sekretin pse është në 10-shen e liderëve më aktiv, Rama e ka falë ngacmimeve që merr nga komentet e ndjekësve.

“Mirëmëngjesi dhe me këta që thonë se unë qenkam një nga 10 liderët më aktivë në Facebook në botë, po nuk thonë që në botë s’ka të tjerë si ju, që më ngacmoni me komentet tuaja këtu duke rritur aktivitetin tim komunikues në këtë rrjet, ju uroj një ditë të mbarë”, thotë Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?