Mesazhi i fortë i Kardinal Dom Ernest Troshani nga foltorja e Kuvendit: Politika të jetë shërbim dhe jo përfitim
Foltorja e Kuvendit është kthyer sot në një vend që përcolli mesazhe të ndjera për paqe dhe dashuri mes shqiptarëve.
I ftuari i veçantë i seancës së sotme plenare ishte Kardinal Dom Ernest Troshani, i cili mori titullin e shenjtë nga Papa Frenceksu.
Teksa foli para deputetëve dhe të pranishmëve të kishës, Dom Ernest Troshani i bëri thirrje politikanëve shqiptarë që të jenë në shërbim të qytetarëve dhe mos të përdorin politikën për qëllime përfitimi.
“Është një nder i veçantë për mua që të flas para jush. Kam ardhur këtu për të falënderuar Atdheun. Po hyjmë në vitin 2017, ndaj ne lutemi për paqe. Të lutemi për paqe e për vëllazëri mes nesh. Ju politikanë përpiquni qe të mbroni popullin, bëni që politika të jetë shërbim dhe jo përfitim. Zoti bekoftë të gjithë shqiptarët.”, tha kardinali Dom Ernest Troshani.

