Mesazhi i Xhafës: Shqipëria ka dalë nga harta e kultivimit të kanabisit
”Sot Shqipëria është një vend që ka dalë nga harta e vendeve që kultivojnë kanabis. Sot vendi ynë është një vend ku organizatat kriminale nuk janë të qeta në biznesin e tyre kriminal dhe sot në Shqipëri një autor i një krimi, identifikohet dhe arrestohet”,-tha ministri Xhafaj.
Kjo deklaratë u bë gjatë ceremonisë me rastin e 5 majit, Ditës së Dëshmorëve të vendit, ku u përkujtuan edhe të rënët në radhët e Policisë së Shtetit.
Ndonëse nuk ka pranuar të replikojë me paraardhësin e tij, ministri Xhafaj nuk ka nguruar t’i kundërpërgjigjet Tahirit me krahasimet se si është sot Shqipëria në sajë të punës së policisë.
Gjithashtu ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka deklaruar se sot Policia e Shtetit garanton rendin dhe sigurinë publike sipas ligjit, dhe jo si sherifat e perëndimit të largët.
”Policia e Sshtetit ofron siguri dhe garanci për qytetarët duke respektuar të drejtat dhe liritë themelore të njeriut dhe jo me metodat e sherifave të perëndimit të largët të shekullit të kaluar”,-tha ai.
KOHA JONË SONDAZH

