Meta-Ahmeti: Faktori politik shqiptar në Maqedoni pro marrëveshjes përfundimtare me Greqinë

Presidenti Ilir Meta priti sot në një takim liderin e BDI-së në Maqedoni Ali Ahmeti. pjesë e bisedës mes tyre mësohet se kanë qenë ecuria e bisedimeve me Greqisë dhe Maqedonisë për gjetjen e një zgjidhjeje përfundimtare lidhur me çështjen e emrit.

Sipas kreut të shtetit shqiptar, arritja e një marrëveshjeje me Shkupit dhe Athinës zyrtare, do të përshpejtonte dhe procesin e anëtarësimit të Maqedonisë në NATIO, çka nënkupton më shumë siguri në Rajon.

“Sot prita në një takim të përzemërt liderin e BDI-së, z.Ali Ahmeti. Përpjekjet e vendosura dhe të palodhura të BDI dhe faktorit politik shqiptar për marrëveshjen përfundimtare midis Maqedonisë dhe Greqisë, meritojnë mbështetje maksimale, sepse përshpejtojnë anëtarësimin në BE, jo vetëm të Maqedonisë, por edhe i japin vendin e merituar në NATO”- shprehet Presidenti Ilir Meta në njoftimin përmes faqes së tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, për takimin me Ali Ahmetin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?