Meta: Ardian Dvorani duhet të shkojë në burg, mafia ndërkombëtare i ka në telefon mesazhet e mia

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, dha një deklaratë të fortë, teksa i ftuar në “ABC News” tha se ish-kryetari i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani, duhet të shkojë në burg për dhunimin e Kushtetutës.

Gjithashtu Presidenti Meta tha se mafia ndërkombëtare ka regjistruar telefonatat e tij.

“Ilir Meta nuk e llogarit fare mafien ndërkombëtare. Mafia ndërkombëtare i ka të regjistruara në telefonat e saj mesazhet e Presidentit, por dhe ballë për ballë i kam paralajmëruar: Duhet të jenë shumë të kujdesshëm me Shqipërinë dhe me shqiptarët. Shqiptarët janë zot në vendin e tyre dhe ne, zgjidhjen do e japim vetë. Ardian Dvorani është dhunues i Kushtetutës, këtë së ndryshon asnjë gjë. Ardian Dvorani do shkojë ne burg për dhunimin e Kushtetutës, kjo punë ka marrë fund. Shpëtim për të nuk do të ketë. Këtë ta kenë të qartë të gjithë”, deklaroi Meta.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?