Meta: Çdo lëvizje në qeveri, në konsultim me kryeministrin
“Ky është një koalicion shumë i qëndrueshëm dhe një kolaicion që funksionon në mënyrë konstruktive dhe të dobishme.Problemi ynë është se kur nuk takohemi për shkak të pushimeveju mendoni se ka krizë, por edhe kur takohemi në mënyrë të vazhdueshme, ju përsëri duke dëgjuar thirrjet e Doktorit nga FBmerrni ngarkesat e diskutimeve për probleme të koalicionit”.
Kjo është një nga deklaratat që kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, ka bërë sot pas takimit me përfaqësues të kabinetit qeverisës, mes tyre dhe kryeministri Edi Rama.
Duke u shprehur më tej se një temë e rëndësishme e takimit ishte progres-raporti i Kes-ë dhe angazhimet që duhen marrë për t’iu përgjigjur të gjitha shqetësimeve që ka ky dokument, ku janë marrë edhe një sërë reformash që pritet të japin edhe rezultate më të prekshme.
Nga ana tjetër, sipas tij, është bërë një traditë, që ditën e parë që formohet qeveria, kërkohen ndryshime të mëtejshme. Por në rastin e Naços, ky ka qenë një veprim i tij. Të tjerat janë shpikje, sipas Metës.
“Në rast se i referoheni zotit Naço ka qenë një dorëheqje e tij, përsa utakon shpikjeve të tjera duken fare pa kuptim. Pse u bë zoti Manjani ministër,kur dihet që ai ishte zv/ministër me të njëjtin kryeministër dhe dihet që është një ekspert i mirë i drejtësisë dhe çdo lëvizje është bërë në konsultimme kryeministrin,sepse sipas kushtetutës atij i takon vendmarrja kryesore”, sqaroi gjithashtu ai lëvizjet e fundit në kabinetin qeveritar.
KOHA JONË SONDAZH

