Meta: Mblidhen miliona euro nga rritja e çmimeve dhe shkojnë për oligarkët
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është takuar ditën e sotme me pensionistët në Tiranë për të dëgjuar problematikat, me të cilat ata përballen.
“Jemi gjeneratë e pashpërblyer por kjo edhe na motivon shumë për të rritur bashkëpunimin me ju për të bërë më të mirë. Në vitet e fundit çmimet janë rritur ndërkohë që pensionet kanë ngelur në vend. Do të mjaftonte një krahasim i thjeshtë për të parë një shpërfillje nga qeveria ndaj kësaj kategorie. Rama gjithmonë pensionistët i ka parë si njerëz që thjesht në mënyrë të verbër mund të votojnë për partinë e tij. Lëshoi gati zero përkujdesje për pensionistët ama zemërgjerësi pafund për oligarkët.
Shohim si mblidhen qindra milionë euro nga rritja e çmimeve dhe gati ¾ e tyre shkon në interes të oligarkëve dhe klientëve të lidhur me qeverinë. Shumë prej jush detyrohen të sforcohen dhe të blejnë vetë barnat dhe shumë të tjerë nuk kanë mundësi e mbeten pa u kuruar. Për të mos folur për shërbime të tjera që janë të rëndësishme në mbështetje të shtresës suaj si transporti dhe shërbime të tjera. Ndaj dua të shpreh edhe njëherë tjetër solidaritetin më të madh ët Partisë së Lirisë me të gjithë ju dhe të siguroj se mbështetja për ju do të jetë prioritet i jashtëzakonshëm nga ne. Do të luftojmë qindra milionë euro të Bashkisë së Tiranës të shkojnë në mbështetje tuaj dhe jo për inceneratorët”, tha Meta para pensionistëve.
KOHA JONË SONDAZH

