FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Meta me Robert Pittenger‬, kryetar i Task-forcës për Terrorizmin dhe Luftën Jo-Konvencionale.

 

 

Gjatë qëndrimit të tij në SHBA, Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Meta ka zhvilluar një takim të veçantë me kongresmenin,Robert_Pittenger, kryetar i Task-forcës për Terrorizmin dhe Luftën Jo-Konvencionale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kongresmeni amerikan e falënderoi Kryetarin e Kuvendit për pjesëmarrjen në konferencën parlamentare të Inteligjencës dhe Sigurisë, ku u diskutuan çështje të rëndësishme si lufta kundër terrorizmit dhe ISIS, kërcënimet kibernetike dhe pastrimi i parave, me fokus krimin e organizuar dhe terrorizmin global.
Z. Meta e ftoi z. Pittenger, që konferenca e ardhshme të zhvillohet në Shqipëri çka u mirëprit nga Kryetari i Task-Forcës për Terrorizmin dhe Luftën Jo-Konvencionale.
“Gjithë këta elementë janë faktorë të rëndësishëm në përpjekjet tona të përbashkëta për të luftuar ekstremizmin islamik. Ne kemi gjetur një partner shumë të rëndësishëm tek Shqipëria dhe një mik shumë të madh. E vlerësojmë dhe ju falënderojmë shumë që jeni sot këtu dhe shpresojmë që forumi tjetër në pranverën e ardhshme të zhvillohet në Europë. Nëse do të kemi mundësi do të bëjmë çdo gjë që është e mundur që ky forum të bëhet në Tiranë. Të shpresojmë që edhe të tjerët do t’i bashkohen kësaj nisme dhe kësaj axhende, por ftesa juaj është shumë e mirëpritur dhe e respektuar”, – tha z. Pittenger

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?