FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Meta në Kukës: Rama e zhyti ish-ministrin e vet duke i thënë firmosni se ju mbroj unë!

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka takuar sot strukturat në qytetin e Kukësit. Ai u shpreh se ky vend është në një situatë të rënduar ekonomike, dhe se të rinjtë gjithnjë e më shumë po zgjedhin që të largohen jashtë vendit, duke bërë përgjegjës kryeministrin Edi Rama.

“Po pse ta ketë Kosova më të lirë karburantin sesa ne që jemi prodhues të naftës, pse ta kemi ne më shtrenjtë në Ukrainë që bëhet luftë se kështu do Bordi i Edi Ramës që të vjedhë ai me oligarkët e tij. Muk ka dramë më të papranueshme se largimi i të rinjve nga këto treva. A e keni parë se çfarë thotë ai ata që kanë 15 mijë paund dhe i harxhojnë për të ikur, të vijnë të investojnë këtu. Se ky kujton se ata i kanë lekët këtu dhe ikin atje. Po ata i marrin borxh për të ikur atje me shpresë se do t’i shlyejnë. Një pjesë nga halli hyjnë në një punë jo të rregullt dhe Kukësi zbrazet që të mbushen xhepat e Edi Rama dhe të gjithë kukullave të tij në pushtet lokal e kudo.

Si mund të shpjegohet se ndihma ekonomike këtu është dy herë më pak se në Kosovë, pensionet të jenë dy herë më pak se në Kosovë, kur buxheti jonë është dy herë më i madh. A është normale të ngrihen pedagogët në grevë. A është normale që qeveria të refuzojë kërkesën e studentëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Është dhe një gënjeshtar që tha mua një udhëtim më kushton 600 mijë lekë të vjetra, ai vetëm një orë të ngrihet do nja 20 mijë euro përveç gjithë shpenzimeve të tjera dhe nëse qenka me vërtet 600 mijë lekë pse e bllokon ky komision hetimor parlamentar. Sepse ai ka frikë dhe se është kokrra e korrupsionit i përfshirë. Edhe atë të inceneratorëve, ia tha dhe ish-ministri i vet që i zhyti duke i thënë firmosni se ju mbroj unë se SPAK-un e kam unë dhe tani që nga presioni i fakteve të opozitës ai dëshiron të fitojë sa më shumë kohë për të shtyrë agoninë e vet. Dhe ata thonë nuk ishim ne kaq të fuqishëm, ajo nuk bëhej pa vendimin e kryeministrit”, tha Meta.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?