Meta: Neni për shpifjen, ka keqkuptim mes qëllimit dhe formulimit

 

Kryetari Kuvendit, Ilir Meta, ka reaguar në lidhje me propozimin e fundit të qeverise për cilësimin e shpifjes si vepër penale të dënueshme, nga gjoba deri në tri vjet heqje lirie.

Sipas Kryetari të Kuvendit, ka një keqkuptim të madh midis qëllimit dhe iniciativës në fjalë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Jam në dijeni të këtij debati të iniciativës, besoj se ka një keqkuptim midis qëllimit të kësaj iniciative dhe mënyrës se si ka funksionuar formulimi, kështu qe besoj se ky keqkuptim do të zgjidhet, do të ketë një reflektim”, tha Kreu i Kuvendit, Meta, njëherazi Kryetari LSI-se.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Besoj që LSI mbështet çdo iniciativë për dekriminalizim apo jo. Jua thashë që kam përshtypjen që është keqkuptuar qëllimi me formulimin. Kështu që do ketë reflektim besoj”, vijoi Meta në prononcimin e tij për mediat mbi këtë çështje.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?