Meta: Përshëndes vendimin e KM të BE. Nuk duhet humbur asnjë minutë për plotësimin e kushteve për negociatat

Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur sot vendimin e Këshillit të Ministrave të Bashkimit Europian për hapjen e negociatave me Shqipërinë.

Në një mesazh në rrjetet sociale, Presidenti shpreh mirënjohje për vendet e BE që kanë dhënë vendim pozitiv.

Nga ana tjetër, kreu i shtetit shton Shqipëria nuk duhet të humbasë asnjë minutë për plotësimin e kushteve që kanë vendosur vendet e BE për Shqipërinë.

“Përshëndes vendimin e sotëm politik të Këshillit të Ministrave të BE që konfirmoi qartë perspektivën europiane të Shqipërisë duke miratuar çeljen e negociatave të anëtarësimit me BE.

Falenderoj të gjitha shtetet anëtare për këtë vendim inkurajues, që gjeti vend në axhendën europiane, pavarësisht momenteve shumë të vështira që po kalojmë çdo njëri prej nesh!

Asnjë minutë nuk duhet humbur për të zbatuar sa më parë secilin prej kushteve që i paraprijnë konferencës ndërqeveritare për nisjen e negocimit të kapitujve!”,- shprehet kreu i shtetit në mesazhin e tij.

SHKARKO APP