Meta reagon për tragjedinë në Greqi: Tronditje e thellë, jemi pranë popullit grek

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka bërë një reagim lidhur me ngjarjen tragjike në Greqi, ku si pasojë e përplasjes së dy trenave, kanë mbetur të vdekur të paktën 38 persona.

“Me hidhërim mësova për tragjedinë në Larisa të Greqisë fqinje dhe mike!

Në këto orë dhembje dhe tronditje të thellë, unë dhe Partia e Lirisë u shprehim ngushëllimet më të ndjera familjeve të viktimave dhe lutemi për shërim të shpejtë të të mbijetuarve!

Swiss Digital Desktop Reklama

Solidaritet të plotë autoriteteve vendore dhe qendrore! Qëndrojmë përkrah me popullin grek!”, shkruan Meta në Facebook.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?