Meta refuzon ofertën e Berishës, del kandidat për deputet në Tiranë

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka refuzuar ofertën e Berishës për të qenë në listën e mbyllur. Ai do të jetë në listat e hapura si kandidat për deputet në qarkun e Tiranës, në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Ky ishte vendimi i Metës, i cili u miratua sonte edhe nga Kryesia e Partisë së Lirisë. Berisha i ofroi mandat të sigurtë për në listën e Fierit.

“Kryesia e Partisë së Lirisë miratoi sonte vendimin e Presidentit të Partisë së Lirisë, Z. Ilir Meta për të qenë kandidat për deputet në listën e hapur, Qarku Tiranë, të koalicionit “Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, në zgjedhjet për Kuvend të datës 11 Maj 2025”,- thuhet në njoftimin e zyrës së shtypit të Partisë së Lirisë.

Sipas marrëveshjes, PL do të ketë 4 mandate në listë të sigurtë, ndërsa Meta shprehu ambicien për dyfishimin e grupit parlamentar në parlamentin ardhshëm. Meta u kërkoi anëtarëve të Komitetit Drejtues Kombëtar të forcojnë bashkëpunimin me aleatët me qëllim që koalicioni me 26 parti të fitojë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?