Meta: Shumë i lumtur që ndodhem në Stamboll mes drejtuesve të shoqatës “Vatra”
I ndodhur në Stamboll, presidenti i vendit Ilir Meta ka shpërndarë në Facebook foto nga takimi me bashkëkombës e drejtues të shoqatës “Vatra”.
Postimi i plotë:
Diaspora e hershme dhe e re shqiptare në Turqi është krenari që përfaqëson vlerat tona më të larta kombëtare.
Shumë i lumtur që ndodhem në Stamboll mes bashkëkombasve dhe drejtuesve të shoqatës “Vatra” për të vlerësuar kontributin e tyre të pazëvendësueshëm në promovimin e traditës kombëtare, kulturës, historisë, dhe trashëgimisë shqiptare.
Shqipëria dhe Turqia gëzojnë marrëdhënie të gjata e të ngushta miqësore. Këto marrëdhënie do të qëndrojnë të tilla sepse në themel të tyre është miqësia dhe lidhja e ngushtë ndërmjet popujve tanë, ku disapora shqiptare ka një rol të pazëvendësueshëm.