FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Meta takohet me Ndihmës Sekretarin e Sigurisë në Washington: Bashkëpunim kundër terrorizimit

Kreu i Kuvendit, Ilir Meta gjatë vizitë së tij në Washington është takuar me Ndihmës Sekretarin e Sigurisë Kombëtare, Alan Bersin. Dy zyrtarët kanë diskutuar për forcimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë mes dy vendeve si dhe për kontrollin e kufijve përmes projekteve te reja.

Gjithashtu në fokus të diskutimit mes Metës dhe Bersin ishte dhe forcimi i bashkëpunimit kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit. Bersin falënderoi Metën për forcimin e partneritetit me SHBA-në, ndërsa theksoi se Shqipëria mbetet një partnere e rëndësishme.

Gjatë ditës së djeshme Meta është pritur nga ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, William Broënfield, ndërsa në fokus të diskutimeve kanë qenë një sërë çështjes të rëndësishme si për forcimi i bashkëpunimit mes dy vendeve tona, reformën në drejtësi dhe luftën kundër krimit te organizuar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?