FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Meta takon Kongresmenin amerikan, Royce: Shqipëria, aleate e vendosur e SHBA-së

Gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara, kreu i Kuvendit, Ilir Meta ka vijuar takimet me personalitete dhe zyrtarë të lartë të vendit. Meta është takuar në Uashington me kryetarin e Komitetit të politikes së Jashtme në Kongresin Amerikan, Ed Royce.

Dy zyrtarët kanë diskutuar për një sërë çështjes të rëndësishme në interes të dy vendeve. Meta uroi Royce për rizgjedhjen në krye të Komitetit të politikes së Jashtme, ndërsa të dy u shprehën të vendosur për forcimin e partneritetit SHBA-Shqipëri.

Kreu i Kuvendit u shpreh se Shqipëria mbetet një aleate e vendosur e SHBA-së, ndërsa mbështetja e kësaj të fundit është jetikë për stabilitetin dhe sigurinë e Ballkanit. Mw herët Meta u takua dhe me kryetarin e Komisionit për Agrikulturën në Senatin Amerikan, Pat Roberts Roberts

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?