FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Meta: Të gjithë në kembë, një “kastravec” nuk e merr dot vulën e PD-së

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta i është bashkuar protestës së sotme të zhvilluar jashtë ambienteve të Kuvendit.

Meta akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka për qëllim të shkatërrojë demokracinë në vend, por paralajmëroi se nuk do ta lejojnë të shkelë të drejtat e qytetarëve.

Sot jemi këtu për të gjitha të vërtetat, dhe për të vërtetat për të cilat Edi Rama, që ka, frikë ka braktisur Kuvendin. Mirënjohje për të gjithë ju. Edhe njëherë çdo ditë këtu. Nuk kemi në diskutim çështjen e Partisë Demokratike sepse e kanë zgjidhur demokratët. Këtu kemi një kastravec që kërkon të provokojë shqiptarët. Ne pluralizmin politik nuk e këmbejmë me asgjë sepse është shtylla e demokracisë. Një kastravec që kërkon të marrë vulën e një partie që historinë e saj e ka të shkruar me sakrifica e dëshmorë. Mendoi se ç’mund të bëjë një kastravec me pronat e shqiptarëve. Nëse edhe presidenca nuk i ka letrat në rregull, kush qytetar ndjen siguri se i ka letrat në rregull. Ndaj të gjithë në këmbë kundër këtij regjimi të pashpirt. Në 3 mars mimozat do të shpërthejnë”, tha Meta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?