FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Meta uron Ditën e Nevruzit: Duhet të bashkohemi që të ndalojmë ikjen e të rinjve

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka uruar Ditën e Nevruzit për të gjithë besimtarët bektashianë. Në urimin e tij, Meta nuk nguroi as të përçonte mesazhe që lidhen me demokracinë dhe situatën aktuale të vendit.

Postimi i Ilir Metës: 

Në këtë ditë feste të shenjtë të besimit Bektashi, por njëherazi dhe dita e festës së Demokracisë, qeveria e Edi Ramës nuk rreshti në veprimet e saj të paligjshme dhe mafioze.

Swiss Digital Desktop Reklama

Veprimet hakmarrëse ndaj Prestige Resort në shkelje të të gjithë ligjeve dhe të drejtave të njeriut, janë një sulm i hapur me një urrejtje skizofrenike jo vetëm ndaj këtij biznesi por janë një sulm ndaj pronës së çdo qytetari.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sot, siguria juridike, respekti ndaj ligjit, respekti ndaj të drejtës për tu ankuar në gjykatat e vendit kanë marrë një goditje tjetër nga Edi Rama dhe banda e tij, të cilët kërkojnë me çdo kusht që të mbyllin gojën e mediave për të penguar thënien e së vërtetës.
Goditjet e Edi Ramës ndaj mediave shqiptare kanë qenë të vazhdueshme, por dhe provë e dëshpërimit të tij, përballë zemërimit të jashtëzakonshëm të qytetarëve ndaj tij dhe mafiozëve që e rrethojnë.

As Edi Rama dhe as një shërbëtor i tij nuk e ndal dot uraganin e zemërimit popullor, që do t’i ndëshkojë në 14 Maj për dëmet shumë të mëdha që i kanë shkaktuar Shqipërisë dhe shqiptarëve.

#PartiaLirise #NdryshimMeCdoCmim

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?