FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Meta uron Presidenten e Greqisë: Adresim i përbashkët i sfidave

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka uruar Presidenten e Greqisë, e cila sot mori zyrtarisht detyrën. Për Katerina Sakellaropoulou, kreu i shtetit i uron suksese në këtë detyrë të lartë dhe shpreh bindjen se duhet forcim i bashkëpunimit të sfidave të përbashkëta.

”I bindur në domosdoshmërinë e forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona fqinje dhe popujve tanë miq, në dobi të prosperitetit të tyre, adresimit të përbashkët të sfidave dhe kërcënimeve të globalizimit dhe në dobi të paqes, stabilitetit dhe sigurisë në rajonin tonë”.

Postimi i plotë

Swiss Digital Desktop Reklama

Me rastin e betimit sot si Presidente e re e Republikës Helenike, kam kënaqësinë t’i uroj Sh.S.Znj. Katerina Sakellaropoulou sa më shumë suksese në këtë detyrë të lartë dhe post shumë të rëndësishëm. I bindur në domosdoshmërinë e forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona fqinje dhe popujve tanë miq, në dobi të prosperitetit të tyre, adresimit të përbashkët të sfidave dhe kërcënimeve të globalizimit dhe në dobi të paqes, stabilitetit dhe sigurisë në rajonin tonë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?