Meta: Voltana Ademi është kryetare e Bashkisë Shkodër, “Venecian” nuk e komentoj

Presidenti Ilir Meta është ndalur mbrëmjen e sotme në Shkodër për të ndjekur ndeshjen Vllaznia-Tirana. Së bashku më të në podium ka qenë dhe kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi. “Edhe pak minuta për të shijuar derbin Vllaznia-Tirana në basketboll meshkuj, bashkë me Kryetaren e Bashkisë, znj.Voltana Ademi. I lumtur të shoh kaq shumë sportdashës!”,- shkruan kreu i shtetit.

Më herët Në një prononcim për mediat, kreu i shtetit deklaroi se Voltana Ademi është kryetare se Bashkisë së Shkodrës. I pyetur për raportin e Komisionit të Venecias, Presidenti Ilir Meta deklaroi se nuk do të bënte asnjë koment.

Pyetje: Z. Meta Komisioni i Venecias është publikuar ditën e djeshme draft opinionin paraprak për Gjykatën Kushtetuese që ju jep të drejt ju. Si do e komentoni, çfarë do të ndodhë më tej?

Swiss Digital Desktop Reklama

Presidenti Meta: Nuk mendoj se kjo është çështje e Venecias sepse Kushtetutën e Shqipërisë Venecia e ka shkruar. Kjo ka qenë dhe mbetet që prej 115 ditësh një çështje e drejtësisë, e hetimit, që të bëjë veprimet e duhura që askush në Shqipëri të mos dalë mbi Kushtetutën dhe mbi ligjin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pyetje: Megjithatë foli në favorin tuaj. Është ky një sinjal pozitiv në favorin e kauzës tuaj?

Presidenti Meta: Nuk e komentoj, për arsye mbi dokument ka patur një konfidencialitet, por unë ua kam thënë që më parë që Kushtetutën tonë, sidomos për Gjykatën Kushtetuese e ka shkruar vetë Venecia.

Pyetje: Z. President i latë afat mazhorancës 15 marsin. Deklaruat që do ta shpërndanit parlamentin. Ka pasur gjatë këtyre ditëve reflektim, zëra që mazhoranca po tenton të negociojë në presidencë?

Presidenti Meta: Këtu kemi ardhur të shohim një spektakël të jashtëzakonshëm dhe gëzohem që Vllaznia vazhdon shkëlqen në lojërat me dorë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?