Meta: Vula e PD, regji e mirëmenduar e Ramës, detyroi tre gjykatësit ta çonin çështjen për rigjykim

Kreu i  Partisë së Lirisë, Ilir Meta po zhvillon këtë të shtunë një takim me strukturat e partisë në Vaun e Dejës.

Në fjalën e tij ai u ndal tek vendimi i Gjyktës së Apelit për Partinë Demokratike, duke u shprehur se kryeministri Edi Rama detyroi tre gjykatësit të kthenin për gjykim çështjen për vulën e PD.   Sipas tij, vendimi i Apelit ishte “regji e mirëmenduar e Ramës”.

“Nuk mund të rri pa përmendur një akt që ka ndodhur dje, që është akti final i deligjitimimit të pushtetit monist të Ramës, që ka detyruar dje tre gjykatës që të shuajnë cdo shpresë për sa i takon kredibilitetit të kësaj drejtësie të dalë nga Rama-forma, shndërrimi i reformës në drejtësi që pritej të sillte më shumë drejtësi për vendin e qytetarët, në Rama-formën përmes kapjes antikushtetuese të drejtësisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk kam pasur asnjë iluzion që një vendim i tillë do dilte se vetëm një naiv e pa eksperiencë politike do mendonte se zvarritja prej një viti e çështjes së vulës së PD ishte një rastësi, jo, ishte regji e mirëmenduar e Ramës.Vetem nje naiv do mendonte se do kishim gjykata me kredibilitet kur përmes falsifikimeve të Dvoranit të komanduar nga Rama keni parë betime të gjyqtarëve tek Lana. E dimë tani kush është drejtësia e Ramës”,u shpreh Meta.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?