Mielli i opozitës, Bregu thumbon Bashën: Nuk vihet…

Ish-deputetja e PD-së, Majlinda Bregu e ftuar mëngjesin e sotëm në ”Vizion Plus”, është pyetur edhe për politikën e PD-së, ku ka ironizuar miellin e opozitës dhe rrugët e bllokuara.

”Nuk vihet në pushtet me dy thasë miell të blerë në treg dhe më rrugë të bllokuara. Duhet të shohësh më larg zyrës ku rri. Ja për shembull ju në emision, më prisni mua që të vijë t’ua ndryshoj emisionin?! Sigurisht që jo. E bëni vetë”,-tha Bregu.

Derisa Këshilli Europian të vendosë pro rekomandimit të Komisionit për nisjen e negociatave të anëtarësimit, por edhe gjatë negociatave, reforma në drejtësi nuk duhet të njohë kthim mbrapa.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Një drejtësi dhe një gjyqësor i pavarur e ndan një herë e mirë kulturën e mosndëshkimit, i bën të gjithë të barabartë përpara ligjit, si trafikantin, ashtu edhe atë që mbështet trafikantin, lufton po njësoj një politikan apo një parti politike që ka probleme me financimin e parave, po ashtu si një qytetar që bën fshehje apo pastrim parash”, shpjegon Bregu.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sundimit i ligjit dhe siguria lidhen me kapitujt 23 e 24 të negociimit për anëtarësim në BE dhe përbëjnë çelësin e vetëm për negociimin e kapitujve për fushat e tjera. ”Në rast se nuk ka progres të shënuar në këto dy kapituj, kanë të drejtë vendet anëtare që të kërkojnë pezullimin e procesit të negociatave”, thekson Bregu.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?