Ministrat nga nesër takime me bazën, Ruçi: Rama, i pakënaqur me qeverinë

 

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, thotë se e gjithë qeveria do të zbresë në terren për t’u ballafaquar me votuesit, që prej së shtunës e deri në mesin e dhjetorit. A mos vallë PS-ja po përgatitet për zgjedhje të parakohshme?!

Gjithsesi, Gramoz Ruçi në një intervistë për emisionin “Kapital” në “Vizion Plus” theksoi se kryeministri Rama është i pakënaqur me performancën e kabinetit qeveritar.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Unë e njoh mirë Edi Ramën dhe besoj që njeriu më i pakënaqur në atë qeveri është vetë Edi Rama. Pasi kam kaluar shumë kryeministra në këto 25 vjet dhe e vlerësoj për vizionin që ka për qeverisje, për përkushtimin, për energjinë,  për kohën që vë në dispozicion, për marrëdhëniet që ndërton. Një njeri që ka një vizion të tillë, një përkushtim dhe një ambicie të tillë natyrisht që është i pakënaqur me efektivitetin dhe nuk është i lumtur Edi Rama. Ndryshimi i qeverisë është ekskluzivitet dhe atribut i vetëm i atij që drejton kabinetin dhe ai merr përsipër edhe kostot,” – theksoi Ruçi, i cili diskutoi edhe pwr disa nga temat mw tw nxehta tw ditës:

Swiss Digital Mobile Reklama

Koalicioni me LSI

Impulse të reja nuk do të thotë emra të rinj në kabinetin qeveritar. Nëse do të vazhdojmë me lodra fjalësh ky është tjetër muhabet. Për mua asnjëherë nuk ka përsosmëri. E shoh funksionimin e koalicionit jo tek deklaratat qoftë edhe individuale të njërit apo të tjetrit. Por unë e shikoj në qëndrimet dhe veprimet kolegjiale që mbahen si nga LSI, ashtu edhe nga PS në kabinetin qeveritar dhe në  sallën e parlamentit.

Primi

Unë jam partizan për mazhoritar të pastër, por absolutisht për mazhoritar të pastër. Që do të thotë se ballafaqimi ballë-përballë kush të fitojë. Por këtu nuk bëhet fjalë se ç’mendoj unë. Pse? Asnjë parti e vetme, qoftë kjo Partia Socialiste, Partia Demokratike, LSI nuk mund të ndryshojë kështu sistemin. Pra, për sistemet zgjedhore në përgjithësi dhe për kodin në veçanti duhet një dakordësi e plotë e spektrit politik, të paktën, atij parlamentar.

Qeveria

Duke filluar nga dita e nesërme e deri në mes të muajit dhjetor, jo vetëm Edi Rama, por nën drejtimin e Edi Ramës i gjithë kabineti qeveritar do të jetë në  takime intensive me të gjithë zgjedhësit tanë, me strukturat tona, për të komunikuar me ta lidhur me ato që kanë bërë në këto dy vjet qeverisje dhe me ato që do të bëjnë në dy vjetët e ardhshëm të qeverisjes.

 

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?