Ministri Ahmetaj: Nesër i marrim diku te 350 milion euro

FILE PHOTO: Euro currency bills are pictured at the Croatian National Bank in Zagreb, Croatia, May 21, 2019. REUTERS/Antonio Bronic

Prej disa ditësh ndodhen jashtë shtetit kryeministri Rama, ministri Arben Ahmetaj dhe Endri Fuga, këshilltari besnik i Ramës.

Ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, thotë se nga konferenca e donatorëve që do të mbahet nesër në Bruksel, qeveria shqiptare pret që të mblidhen 300 deri 350 milionë euro. Në një intervistë dhënë për mediat shqiptare, ministri thotë se nëse shifra do të jetë më e ulët kjo do të sillte shumë vështirësi për zbatimin në kohë të planeve të qeverisë.

“Nëse ne angazhojmë nesër diçka midis 300 milionë deri në 350 milionë euro, nëse nuk ka bërë ndonjë magji kryeministri le të themi me turin e vet, pra natyrshëm do të shkonte tek 300-350 milionë eurove, ku raporti midis granteve dhe kredive do të ishte diçka tek 70-80 milionë euro vijnë grante dhe pjesa tjetër vijnë kredi të buta që janë të domosdoshme për rindërtimin. Nëse do të ishte një shifër poshtë 300-350 milionë euro e kombinuar grant kredi atëherë do të gjendeshim përballë një vështirësie serioze financiare për të përballuar në kohën që ne duam gjithë pasojat e tërmetit. Ndryshe skenari pastaj do të ishte shumë afatgjatë”, tha Ahmetaj. Mësohet se në Tiranë, pas kësaj deklarate te ministrit Ahmetaj, ka plasur entuziazmi te oligarkët e ndërtimit, të cilët e shikojnë shumën prej 350 milion euro si një fat që po u mbin në derë.

Ministri Arben Ahmetaj është akuzuar fort nga ish-kryeministri Berisha si njeriu më pranë kryeministrit Rama në afera korruptive.

 

SHKARKO APP