Ministri Gjiknuri: Ish- kryeministri nuk e njihte as baxhanakun e tij në Gërdec!

Ka reaguar ministri Damian Gjiknuri pas deklaratës facebook-iane të ish-kryeministrit Berisha kundër ministrit të Ramës.

Reagimi i plotë i Damian Gjiknurit:

A mund ta besojë njeri pinokun dixhital, atë që nuk njihte as baxhanakun e tij dhe nuk e dinte as ku i binte Gërdeci?!

Swiss Digital Desktop Reklama

Habilajt nuk i njoh e as nuk kam pasur kurrë marrëdhënie me ta.

Swiss Digital Mobile Reklama

Fati i keq i shpifësit dixhital që po detyrohet të sajojë e kërkojë lidhje imagjinare mes morisë së fotografive në takimet elektorale me mijëra qytetarë të Qarkut të Vlorës.

Denoncimi i ish-kryeministrit Sali Berisha:

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital! sb

“Pershendetje Doktor! Gjate fushates elektorale te fundit, Habilajt uleshin per dreka dhe darka me Damian Gjiknuri ne Vlore.

Madje Habilajt kane edhe regjistrime duke i ofruar para ne dore D.Gjiknurit.

Kane pasur mardhenie te regullt interesash Gjiknurin. Ju uroj shendet. Anonim Ju lutem!”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?