Ministri Gonxhja: Ndahen 62 banesa të rindërtuara në Kombinat
“Kombinat, shorti për ndarjen e 62 banesave të rindërtuara pas tërmetit, nëpërmjet një procesi transparent dhe të drejtë për të gjithë përfituesit.
Përfituan:
42 familje të kategorive prioritare, të moshuar, ndër to 11 familje me aftësi të kufizuara (PAK), si dhe
20 familje të tjera, të cilat do të kenë së shpejti çelësat e një shtëpie të re.
Pranë atyre që kanë më shumë nevojë, jo vetëm për një strehë të re, por për një jetë më të sigurt, më të qëndrueshme dhe më dinjitoze“, shkruan Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja.
KOHA JONË SONDAZH

