FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ministri i Brendshëm: Bonus për policët deri në 150 për qind të pagës

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka shpjeguar buxhetin e shtetit të vitit 2022 për Ministrinë e Brendshme dhe ka bërë të ditur se parashikohet të jepet shpërblim për punonjësit e policisë që punojnë larg vendbanimit të tyre.

Çuçi u shpreh se ky bonus, i cili do nisë të jepet prej janarit të vitit të ardhshëm, shkon deri në 150% të pagës aktuale, por është në varësi të largësisë së vendbanimit.

Për këtë vit kemi parashikuar që për punonjësit që punojnë larg vendbanimit do përfitojnë një shpërblim që shkon deri në 150% të pagës aktuale, e gjitha në varësi të largësisë së vendbanimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sot janë rreth 1200 punonjës që përfitojnë drejtpërdrejtë. Ky është një numër që ndryshon në varësi të lëvizjeve që bëhen brenda strukturës së Policisë së Shtetit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kjo rritje do ketë impakt në të ardhurat e tyre, jo vetëm në buxhetet familjare, por do ndikojë edhe në produktivitetin në punë. Ky korrigjim do nisë që nga janari i vitit 2022”, tha ministri Çuçi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?