Ministri i Brendshëm gjerman nesër në Tiranë

 

Ministri i Brendshëm i Gjermanisë do të vizitojë nesër Tiranën, ku do të pritet nga homologu Tahiri dhe Kryeministri Rama.

Ministria e Brendshme, që publikoi axhendën e vizitës pak minuta më parë, njofton se Thomas de Mazière do të pritet në ora 12:00 nga Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më pas, dy ministrat do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ministri gjerman do të takojë më pas shefin e qeverisë shqiptare.

Mësohet se në krye të axhendës së bisedimeve qëndrojnë çështjet e azilit dhe gjetja e rrugëve për të përballur këtë fenomen, bashkëpunimi mes dy vendeve në luftën kundër krimit të organizuar etj.

Ditët e fundit, pala gjemane ka shtuar fluksin e fluturimeve të emigrantëve që iu refuzohen kërkesat për azil.

Ministri de Mazière ka qenë edhe në korrikun e 2014 në Tiranë, së bashku me ministrin francez.

Ndërsa në dhjetorin e kaluar, ishte ministri Tahiri që u prit në Berlin nga homologu gjerman.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?