Ministri i Drejtësisë Nasip Naço jep dorëheqjen, pas takimit me Ramën

 

Ministri i Drejtësisë Nasip Naço ka dhënë sot dorëheqjen e papritur dhe nuk dihen arsyet e këtij vendimi, ndonëse prej kohësh është folur për ndryshime në kabinetin qeveritar.

Zyrtarisht është thënë se nuk do ketë ndryshme, por prej kohësh kreu i LSI-së, Ilir Meta qe shprehur për impulse të reja në qeverisjen e vendit, duke lënë të nënkuptohet se do të kishte ndryshime.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dorëheqja e ministrit ka ardhur pikërisht pasi Naço ka bërë një takim me kryeministrin Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nasip Naço është futur në politikë në vitet 2008 – 2009, ku ka qenë Sekretar Politik i LSI-së, për Qarkun e Beratit. Në legjislaturën XVIII, zgjidhet deputet i Qarkut te Beratit, për Grupin Parlamentar të LSI-së, dhe në periudhën 2009 – 2011, ushtron detyrën e Zëvendëskryetarit të Kuvendit të Shqipërisë.

Në vitet 2011 – 2012, ai ushtron detyrën e Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës. Më pas rizgjidhet Zëvendëskryetar i Kuvendit të Shqipërisë në Korrik 2012, dhe në qeverisjen e majtë gjatë dy viteve të fundit zgjidhet Ministër i Drejtësisë.

Pas dorëheqjes së tij, nëse kjo i është imponuar për shkak të Reformës në Drejtësi, apo lëvizje politike për ndryshime në qeveri, mbetet që të sqarohet pas largimit të Naços.    

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?