Ministri i Jashtëm iranian: Do të mbrohemi nga çdo agresion
Menjëherë pasi Teherani goditi bazat ushtarake të SHBA në Irak këtë të mërkurë, ministri i Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif, me anë të një postimi në Twitter deklaron se Irani nuk po kërkon përshkallëzim ose luftë, por shtoi se Teherani do të mbrohej kundër çdo agresioni.
“Irani ndërmorri dhe përfundoi masa në vetëmbrojtje, në bazë të nenit 51 të Kartës së Kombeve të Bashkuara, synuese, nga e cila u fillua sulmi i armatosur frikacak kundër qytetarëve tanë dhe zyrtarëve të vjetër.
Ne nuk kërkojmë përshkallëzim ose luftë, por do të mbrohemi nga çdo agresion“, shkruan Mohammad Javad Zarif.