Ministri Koka: “Mbetjet”, ndaj qytetarëve me transparencë të plotë

Ministri i Mjedisit, Lefter Koka, zhvilloi paraditen e sotme një vizitë në një fabrikë të riciklimit të letrës dhe kartonit në Porto Romano.

Ministri Koka tha se kompania ka investuar 17 milionë euro, ndërsa importon dhe eksporton karton dhe letër. Kjo kompani, tha ai ka punësuar deri tani 100 punëtorë.

Teksa foli për ligjin e importit të mbetjeve, ministri garanton se ky ligj do të ketë transparencë të plotë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Mirënjohje shoqërisë civile për të gjitha nismat që kemi marrë bashkë. Garantojmë çdokënd që ligji do të zbatohet me rigorozitet”, u shpreh Lefter Koka.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ministri i Mjedisit theksoi se ekstremizmi nuk është zgjidhje. “Kemi detyrim ndaj 35 mijë njerëzve që punojnë në këtë industri. Biznesi vendas ka investuar në këtë industri mbi 230 milionë euro”, tha ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?