Ministri nxit debat dhe zemëron qytetarët: Të varfërit hanë më mirë se të pasurit
Një ministër ka zemëruar popullin e tij. Fjala është për ministrin e Bujqësisë, Sovranitetit Ushqimor dhe Pylltarisë i Italisë, Francesco Lollobrigida. Ai tha se njerëzit e varfër në vend “hanë më mirë” sepse blejnë direkt nga fermerët dhe prodhuesit.
“Në Itali, të varfrit hanë më mirë se të pasurit”, tha ai teksa shpjegon ndryshimin në mënyrën se si ushqehen italianët dhe amerikanët. Sipas ministrit në SHBA ka një hendek masiv midis cilësisë së ushqimit që hanë të pasurit dhe të varfrit. Italia ka një sistem ushqimor “ndërklasor” ku njerëzit e varfër “blejnë ushqime me cilësi të lartë me kosto të ulët direkt nga prodhuesit”.
Njerëzit iu përgjigjën komentit të ministrit në rrjetet sociale duke shpërndarë imazhe të njerëzve në radhë në bankat e ushqimit. “Doja t’i tregoja ministrit këto imazhe: bankën ushqimore Carmine në Napoli,” shkroi gazetari Ciro Pellegrino në X, i njohur më parë si Twitter.
Al ministro per caso, volevo far vedere queste immagini: è la mensa del Carmine a #Napoli.
Il pasto è donato da commercianti, volontari e donazioni. La fila si allunga, ogni giorno.Che dici, cognato disumano, meritano pure l’invidia?#Lollobrigida #Meloni pic.twitter.com/TUkwfa3L6W
— Ciro Pellegrino (@ciropellegrino) August 24, 2023
Ministri i është përgjigjur kritikave duke pranuar se ka gabuar. “Nuk më vjen keq, thjesht përdora fjalë të gabuara. Jo për racizëm, por për injorancë”,-tha ai.