Ministria e Mbrojtjes: Rënia e inerteve dëmton urat në Lezhë dhe Shkodër! Lumenjtë nën nivelin kritik

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e qarqeve të ndryshme të vendit si pasojë e problemeve të shkaktuara nga moti i keq. Pritet që ditën e sotme dhe të nesërme të ketë reshje dëbore me intensitet të ulët në qarqet Shkodër, Dibër, Korçë dhe Gjirokastër ndërsa pas datës 24 janar parashikohen kthjellime.

Nivelet e lumenjve edhe sot janë nën nivelin kritik, duke mos paraqitur rrezikshmëri për përmbytje në pjesën më të madhe të tyre. Ministria ka njoftuar se si pasojë e rënies së inerteve janë dëmtuar disa ura në Shkodër dhe në Lezhë.

“Nuk kanë munguar edhe reniet e inerteve dhe gureve ne rruget nacionale dhe rurale për te cilat strukturat vendore dhe firmat kontraktore kane nderhyre ne kohe per pastrimin e tyre. Janë të demtuara ura në fshatin Bardhaj të bashkise Shkodër, ura e Gjinajve në njesinë administrative Vig-Mnelë të bashkisë Vau-Dejes, ura që lidh fshatin Kolsh dhe lagjen Malësia në bashkinë Lezhe dhe ura në vendin e quajtur Koder Mulliri po në këtë bashki”-thuhet ndër të tjera në deklaratën që dha Brisilda Sina, përgjegjëse e Qendrës Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?