Ministrja Balluku jep lajmin: Hapen aplikimet për 309 elektriçistë të rinj në 12 rajonet e vendit

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike hapi aplikimet për 309 elektriçistë të rinj në të 12 rajonet e vendit. Zv/kryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku bëri të ditur se OSHEE do të nis zbatimin e një programi të ri, përmes së cilit nuk synohet vetëm punësimi, por edhe formimi i të rinjve.

“Në hapim sot një thirrje e re për punësimin e të rinjve që do të jenë e ardhmja e OSHEE-së. Ky është një program që nis sot e do të vijojë edhe në të ardhmen, që ka të bëjë jo vetëm me punësimin, por edhe formimin e të rinjve që duan të kontribuojnë në fushën e energjisë elektrike”, u shpreh Balluku.

Sipas saj, nevojiten të futen të rinj në sistemin e energjisë elektrike. “Nga një analizë e bërë rezultoi se mosha mesatare e elektriçistëve varionte rreth 48 vjeç. Ndërsa për elektriçistet mosha mesatare ishte 51.5 %. Për këtë arsye hapet thirrja për punësimin e 309 elektrisçitëve, ku kriter do të jetë mosha deri 25 vjeç”, u shpreh ministrja.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nëse këto 309 vende nuk mbushen nga të rinj brenda 30 ditëve, mosha do të rritet duke shkuar në 30 vjeç”, deklaroi Balluku. Zv/kryeministrja u ndal dhe në transformimin e sektorit të energjisë elektrike, ku bëri të ditur se investimet në infrastrukturën energjetike për vitin e ardhshëm planifikohen 40 milionë euro.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?