Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 24 Nëntor 2026, 09:14 Kreshnik Spahiu: Nëse Greqia kërkon 12 milje det, Shqipëria duhet të kërkojë bashkimin me Çamërinë Juristi Kreshnik Spahiu ka deklaruar se vendi ynë duhet të kërkojë bashkimin me krahinën e Çamërisë kur Greqia kërkon 12 miljet detare. “Greqia këto…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Kriza në PS
  • Berisha
  • Real Madridi
  • Zgjedhjet
  • Protesta
  • NATO
  • ICE
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Kriza në PS
  • Berisha
  • Real Madridi
  • Zgjedhjet
  • Protesta
  • NATO
  • ICE
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ministrja e Financave rrëfehet për herë të parë: E nisa si gazetare e “Koha Jonë”

Intervista E enjte, 23 Shtator 2021 12:55
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj ka folur sot për herë të parë në emisionin “Dritare me Rudinën” në News24. Denaj ka rrëfyer se ka punuar fillimisht si gazetare e ekonomisë te gazeta “Koha Jonë”. Ministrja është shprehur gjithashtu se la profesionin e gazetares për të punuar si analiste kredie në një bankë të nivelit të dytë në Durrës.

Rudina Xhunga: Anila Denaj, gazetare e ekonomisë te Koha Jonë në -95 ikën jashtë dhe i lë të gjitha për një trajnim. Çfarë ishte për ty ajo kohë?

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Anila Denaj: ’95, lashë dhe një bursë studimi në Amerikë, kjo ishte dhe më e guximshme, se në atë kohë kush do të linte një bursë studimi, për t’u bërë gazetare. Por unë nuk desha të bëhesha gazetare edhe puna ime në gazetari, ishte shumë e bukur dhe mbi të gjitha rezultoi e vlefshme, për kurajën që më dha për të përballuar, shumë sfida të tjera më mbrapa dhe jam mirënjohëse për atë mundësi që m’u dha atëherë edhe pse një viti. Por meqenëse ishte përgjatë vitit të fundit të fakultetit dhe unë kisha studiuar për katër vjet financë-bankë dhe unë desha të isha në bankë, e kisha shumë të qartë, që ky ishte drejtimi. Edhe pse kur kam ikur nga gazeta ‘Koha Jonë’, dhe me mundësinë e një burse për t’u bërë gazetare isha e bindur që kjo nuk ishte rruga ime, dhe duhet të gjeja rrugën time me gjithë kostot që duhet të kisha duke kërkuar punë. Dhe fati solli që unë të nisja punë si analiste kredie te FEFAD, ProCredit i sotëm. Na nisën menjëherë me trajnim gjuhe dhe pastaj trajnim për financa, dhe kreditimin në një sektor të caktuar siç ishte mikrokredia. Dhe po, ishte më logjike ajo, sesa studimi në Amerikë për t’u bërë gazetare.

Unë bëra edhe një hap tjetër. Në ’97-ën, hapet dega e parë e FEFAD-it, në Durrës dhe në dhjetor të ’97-ës, që nuk është një vit për të marrë iniciativa të tilla ku largësia edhe nga familja kishte rreziqe sociale, unë e marr këtë rrezik përsipër, me mbështetjen e familjes sime, që ka qenë gjithmonë aty. Iki në Durrës, jetoj aty dy vjet, dhe drejtoj degën e bankës, dhe kjo ka qenë eksperienca e parë me drejtimin, me të punuarit si drejtuese, që nuk ishe vetëm përgjegjëse për portofolin tënd, të kredisë, klientëve e tu, por ishte edhe për të gjithë rezultatet e një njësie. Në një kontekst edhe më të rëndësishëm, banka ka edhe elemente të tjerë, të sigurisë. Ne trajnoheshim shumë dhe Procrediti ka qenë një nga institucionet që na trajnonte më shumë sesa çdo institucion tjetër dhe nuk e bënim këtë duke mësuar, e bënim sepse trajnoheshim mirë. Por në ato dy vjet në Durrës, markova hapin tim të parë si drejtuese, edhe duke jetuar në Durrës, sepse në atë kohë nuk ishte kjo lehtësi transporti. Jetova në një shtëpi me qira, kështu që më krijoi edhe një hapësirë tjetër nga ana sociale, për të përballuar edhe disa vështirësi që i ndjeva më vonë, kur fillova rrugën si konsulente internacionale, dhe mbi të gjitha vetminë, sepse të jesh drejtuese është shumë bukur. Nuk harroj drejtuesi im i parë gjerman ka thënë një shprehje, kur unë mora hapin për t’u bërë drejtoreshe: “Je e sigurt që do të hysh në këtë rrugë, sepse sa më lart të shkosh aq më vetëm do të jesh.” Kur ballafaqohesh me distancën fizike nga njerëzit e afër, duke filluar nga Durrësi në atë kohë dhe rrugëtimi që bëra në botë, janë të dyja, je lart në pozitë, po ke, shumë vështirësi të tjera dhe njeriu duhet t’i faktorizojë të gjitha.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Rudina Xhunga: Kështu që je mësuar tani?

Anila Denaj: Asnjë punë nuk i ngjan tjetrës, dhe asnjë përgjegjësi tjetrës. Kështu që nuk mund të thotë asnjëri se je mësuar. Kuptohet që krijon një farë eksperience, di se nga fillohet si, ndërtohet. Unë jam ballafaquar me shumë pozicione drejtimi në disa vende të ndryshme. Dhe kam parë që nganjëherë nuk të mjafton të dish vetëm nga ana teknike, por të duhet edhe të akomodohesh në shumë aspekte të tjera, lokale.

Mund t'ju interesojë

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

22 Nëntor 2026, 22:31
BE-ja miraton paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë, ekspertët: Loopholes tregtare dhe flota hije mbeten problem

BE-ja miraton paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë, ekspertët: Loopholes tregtare dh...

18 Nëntor 2026, 20:03
Von der Leyen në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Anëtarësimi i vendeve të reja e bën BE-në më të fortë

Von der Leyen në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Anëtarësimi i vendeve të reja e bën BE...

16 Nëntor 2026, 12:02

Të qenit në Shqipëri, si drejtuese, mbas kësaj eksperience internacionale, më tregoi se, në vendin tënd, duke folur gjënë tënde, duke njohur mentalitetin e vendit tënd, është më e lehtë.

(fragment nga intervista)

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kreshnik Spahiu: Nëse Greqia kërkon 12 milje det, Shqipëria duhet të kërkojë bashkimin me Çamërinë
Para 3 minutash

Kreshnik Spahiu: Nëse Greqia kërkon 12 milje det, Shqipëria duhet të kërkojë bashkimin me Çamërinë

Raketat Patriot për Ukrainën: Pentagoni s’ka miratuar dërgesën e 60 raketave
Para 1 ore

Raketat Patriot për Ukrainën: Pentagoni s’ka miratuar dërgesën e 60 raketave

NATO paralajmëron Rusinë: Jemi gati të mbrohemi
Para 1 ore

NATO paralajmëron Rusinë: Jemi gati të mbrohemi

Gëzim në Tajvan pas rikthimit të Jensen Huang
Para 2 orësh

Gëzim në Tajvan pas rikthimit të Jensen Huang

Më të lexuarat

1 Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!
Para 12 orësh

Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!

2 Kush lë mandatin e deputetit? Emrat që përfliten si kandidatë të PD për bashkitë kryesore
Para 14 orësh

Kush lë mandatin e deputetit? Emrat që përfliten si kandidatë të PD për bashkitë kryesore

3 Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë
Para 11 orësh

Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë

4 Studentja kineze e Princeton ndalohet në aeroport nga ICE
Para 10 orësh

Studentja kineze e Princeton ndalohet në aeroport nga ICE

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.