FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ministrja Xhaçka përkujton Holokaustin: Krenohem që hebrenjtë u strehuan dhe u shpëtuan nga shqiptarët

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka, ka përkujtuar ditën e sotme Holokaustin mbi popullin hebre.

Në një postim në Facebook, Xhaçka shprehet se krenohet me faktin se hebrenjtë u mirëpritën dhe u strehuan nga shqiptarët.

Në këtë ditë të përkujtimit të Holokaustit nderojmë kujtimin e miliona hebrenjve të pafajshëm, të vrarë nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore. Por si shqiptarë e hedhim vështrimin nga historia dhe krenohemi me faktin se hebrenjtë u mirëpritën, u strehuan dhe u shpëtuan nga tragjedia prej shqiptarëve, duke fituar edhe titullin ” Të drejtët mes Kombeve”, shkruan Xhaçka.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?