Pakti detar, Mitsotakis: Do ulemi në dialog me Ramën, kemi çështje për të zgjidhur

Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis deklaron se me Shqipërinë ka çështje për të zgjidhur dhe se shumë shpejt ai do të ulet në dialog me kryeministrin Rama për t’i adresuar këto pika.

Deklarata erdhi gjatë një konference për shtyp, ku Mitsotakis u pyet për paktin detar mes Greqisë e Shqipërisë.

“Do të bisedojmë pasi kemi çështje për të zgjidhur, jemi fqinjë dhe me besim të mirë tek njëri-tjetri do të ulemi në dialog. Me z. Rama do të flasim për zonën ekonomike ekskluzive.  Kemi një numër çështjes për të diskutuar me Shqipërinë. Greqia ka dhe do të ketë një rol udhëheqës në Ballkan”,- është shprehur ai.

Në ditët në vijim pritet të mbahet një forum ekonomik mes vendeve dhe Mitsotakis sqaroi se do të bisedojë me kryeministrin Rama mbi çështjet e mbetura pezull mes dy vendeve. Kryeministri Rama do të jetë në Athinë në datat 15 dhe 16 Shtator. Çështja e marrëveshjes detare do të jetë në qëndër të takimit mes Edi Ramës dhe kreut të qeverisë greke.

SHKARKO APP