Mjeku Erion Dasho: 500 milionë euro u janë vjedhur të sëmurëve shqiptarë

Mjeku Erion Dasho duke folur në protestën e 11 korrikut, është shprehur se, rilindja e nisi qeverisjen e saj me një mashtrim: shëndetësinë falas.

Gjatë fjalës në protestën e opozitës, Dasho tha se 500 milionë euro u janë vjedhur të sëmurëve shqiptarë, për të pasuruar Vilmat dhe oligarkët e rilindjes.

“Jam i nderuar, e ndjej veten të privilegjuar që flas sot nga ky tubim madhështor, që dërgon dy mesazhe.

Mesazhi i parë është ai i shpresës për shqiptarët, qytetarët më të nëpërkëmbur, vjedhur e të spiunuar, në Europë.

Shqiptarët janë i vetmi vend në botë që shikojnë vendin e tyre të zbrazet pa qenë në luftë.

Mesazhi i dytë, është mesazh force, për Edi Ramën, Boratin.

Ti Borat me bandën tuaj të rilindjes, i keni ditët të numëruara. Është çështje ditësh, muajsh para se të shkosh ti bësh shoqëri Beqajt tënd të koncensioneve dhe të japësh llogari për çdo qindarkë që i keni vjedhur shqiptarëve.

Në 34 vite demokraci, nuk kemi pasur kurrë dhe nuk janë qeverisur kurrë shqiptarët nga një bandë e tillë kriminale, që me mashtrime, hajdutëri, drogë dhe krim kanë mjeruar shqiptarët dhe kanë shkatërruar Shqipërinë.

Askund më shumë se në shëndetësi shqiptarët nuk mund ti shohin mashtrimet, vjedhjet e krimet e rilindjes.

Me një mashtrim e nisi rilindja qeverisjen e saj, shëndetësi falas. Sot i kanë dhënë shqiptarëve shëndetësi afrikane, që po nuk pagove, vdes.

Kurrë nuk kanë ndodhur që të ju vidhen 500 milionë euro të sëmurëve shqiptarë, për të pasuruar Vilmat dhe oligarkët e rilindjes’, tha gjatë fjalës së tij, Erion Dasho.

SHKARKO APP