Mogherini në Tiranë, pas takimit me Metën në këmbë drejt kryeministrisë

Përfaqësuesja e Lartë për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë në BE, Federica Mogherini, e cila ndodhet prej mbrëmjes së të martës në Tiranë, nisi paraditen e sotme takimet me krerët e shtetit dhe politikës, ku do t’u dorëzojë progres-raportin.

Ora 10: 13: Përfaqësuesja e Lartë për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë në BE, Federica Mogherini, përshkon në këmbë rrugën nga presidenca për tek kryeministria.

Ora 09:30 Takimet e Mogherinit nisën me Presidentin Ilir Meta. Ajo shoqërohet nga ambasadorja e BE-së në Shqipëri, Romana Vlahutin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

Axhenda me pas 

Do të vijojë me kryeministrin Edi Rama në 10:15, si dhe me përfaqësuesit e opozitës  në 12:00 në Delegacionin e BE-së.

Zëvendës Presidentja Mogherini do të mbajë një konferencë të përbashkët për shtyp me Kryeministrin Rama nga ora 11:15-11:45 në Kryeministri.

Vizita e Federica Mogherinit në Shqipëri vjen si pjesë e turneut të saj në Ballkanin Perëndimor, nga 17 deri më 19 prill.

Të martën, Komisioni Europian rekomandoi hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë, ndërsa po vazhdohet puna me Bosnjë Hercegovinën dhe Kosovën.

Përfaqësuesja e lartë e BE, Federika Mogherini tha se vazhdimi i reformave aktuale duhet të vazhdojë në të gjitha vendet dhe fushat.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?